Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

“Qeveria do t’i zhdukë shqiptarët”, Abazoviç tregon cilat janë përpjekjet e tyre

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, deklaroi se ata që janë pro këtij projekti duan të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët.

“Është një proces jashtëzakonisht jotransparent, kundër çdo ligji dhe me shkelje Kushtetute. Mendoj se pas kësaj qëndron një korrupsion i madh dhe ne jemi unifikuar në Ulqin për ta mbrojtur bregdetin tonë. E kemi nisur këtë debat edhe në Parlament dhe nuk do të lejojmë askënd që ta marrë qytetin tonë”, tha Abazoviç për A2cnn.

“Partitë që janë pro këtij projekti kanë dy rrugë: ose të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët, ose të jenë në anën e qytetarëve. Ne në Parlament do të bëjmë një fushatë të madhe. Mendoj se në fund do ia dalim për të mbrojtur Ulqinin tonë”, shtoi Dritan Abazoviç.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...

Lajme

Një person ka sulmuar disa fëmijë nga mosha 8 deri në 16 vjeç me një thikë mishi në një shtëpi në Bensonhurst të Nju...