Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk mund të japë një emër të kryekuvendarit pa u arritur një koalicion.
“Sa i përket kryetarit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit. Kjo me siguri edhe për arsye se mendoj që të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës, e cila do të shndërrohet pastaj në qeveri u nënshtrohen disa prej principeve e njëri prej principeve kryesore është përpjekja për me e themelu qeverinë sepse Kuvendi, le të themi, kurrë në asnjë vend demokratik nuk është qëllim në vetvete. Kuvendi themelohet për me mujtë me i zgjedhë institucionet tjera dhe prej më të rëndësishmeve është ekzekutivi, ajo që do ta qeverisë, mekanizmi i cili e qeveris shtetit. Dhe këtu kur jemi te qeveria, është e pamundshme pa u themelu një koalicion i cili e krijon mazhorancën e aftë për me zgjedhë me 61 vota një qeveri të re”, ka thënë Konjufca në konferencë për media, njofton Klankosova.tv
“Kur jemi te Qeveria, është e pamundur pa u themeluar një koalicion që e krijon mazhorancën”, ka thënë Konjufca në konferencë për media.
“Prandaj të gjitha pozicionet, unë do ta kisha futur këtu edhe pozicioni ne kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i nënshtrohet këtij principi”.
“Kjo është me siguri arsyeja se pse ende nuk e kemi një emër të qartë sa i përket kryetarit të Ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

You must be logged in to post a comment Login