Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Bullgaria pajiset me 16 avionë të rinj luftarak amerikanë F-16

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyzakov, ka marrë pjesë të dielën në një ceremoni në të cilën janë zbuluar avionët e rinj ushtarak të importuar nga SHBA-ja për të ngritur forcat ajrore të vendit në standardet e NATO-s.

16 avionët e rinj ushtarakë F-16 u shfaqur në një fshat në jug të Bullgarisë.

“Ky avion luftarak i mrekullueshëm qëndron si një simbol i partneritetit strategjik që ne ndajmë me Shtetet e Bashkuara, një partneritet që shtrihet përtej mbrojtjes në fushën e energjisë, duke ofruar garanci strukturore për sigurinë tonë kombëtare dhe duke rritur aftësitë e forcave tona të armatosura”, ka deklaruar Zhelyazkov me këtë rast, raporton AP.

Tetë prej tyre janë blerë për 1.3 miliardë dollarë në korrik të vitit 2019.

Planet fillimisht parashihnin që avionët e parë të mbërrinin në Bullgari në vitin 2023, por pandemia e koronavirusit ka vonuar dorëzimin e tyre deri në fund të këtij viti.

Në vitin 2022, qeveria bullgare ka nënshkruar një kontratë tjetër me kompaninë amerikane të hapësirës ajrore “Lockheed Martin” për një grup të dytë me tetë avionë të rinj luftarakë F-16.

Bullgaria, e cila i është bashkuar NATO-s në vitin 2004, që atëherë ka kërkuar të përditësojë flotën ajrore ushtarake të avionëve të vjetër MiG-29 të prodhimit sovjetik, por problemet financiare detyruan shtyrje të përsëritura.

Mes luftës së vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, Bullgaria është mbështetur në ndihmën e vendeve të tjera të NATO-s për të përmbushur detyrimet e saj të policisë ajrore si një anëtare e aleancës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin...

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...