Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Anëtari i VV’së në Skenderaj: Lista IDEAL po i jep mbështetje të hapur pushtetit, madje pa e kërkuar ai këtë

Në një zhvillim të papritur politik në Kuvendin Komunal të Skënderajt, Lista Ideal, ka shprehur ‘besimin’ e saj te Fadil Nura dhe Sami Lushtaku, duke kërkuar nga ta që të shkëpusin bashkëpunimin me kompaninë regjionale “UNITETI” dhe ta marrin vetë në menaxhim çështjen e mbeturinave në komunë, shkruan rajoni.org.

Ky propozim ka shkaktuar reagime të ashpra nga anëtari i Vetëvendosjes në Skenderaj, Bahri Zabeli, i cili ka thënë së kjo parti kundërshton fuqishëm këtë iniciativë. Sipas reagimit të tij, duke marrë parasysh menaxhimin e deritanishëm të pronës publike nga Nura dhe Lushtaku, çdo shtim i përgjegjësive për ta do të shkaktonte vetëm më shumë dëme për komunën.

Zabeli në postimin e tij gjithashtu ka kritikuar qasjen e Listës Ideal, duke e cilësuar si një opozitë që po i jep mbështetje të hapur pushtetit, madje pa e kërkuar ai këtë. Ata kanë përmendur faktin se Lista Ideal, e mbetur pa themeluesin e saj, tashmë po kërkon mbështetje politike nga figura të ndryshme, fillimisht nga Ramush Haradinaj, e tani nga Fadil Nura dhe Sami Lushtaku.

“Pse nuk i shpëtuan edhe pronat publike, meqenëse po i besojnë kaq shumë vullnetit të mirë të asamblistëve të PDK-së?”, thuhet në reagimin e Zabeli, duke aluduar se Lista Ideal po vepron në harmoni me pushtetin në vendimet kyçe për komunën.

Gjithashtu, ai ka akuzuar këtë listë për mosveprim ndaj vendimeve të PDK-së për menaxhimin e pronave, duke thënë se  nuk kanë bërë asnjë ankesë apo padi në institucionet përkatëse.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin...

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...