Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Arrestimi i pelegrinëve serbë – Haradinaj përshëndet aksionin e policisë, ka edhe një kërkesë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur aksionin e policisë së Kosovës sot në Gjakovë, ku u arrestuan katër pelegrinë serbë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye.

Ai shton se Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot, njofton Klankosova.tv.

“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye. Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, kreu i AAK-së, thotë se rritja e pagave ndaj policëve, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, por detyrim i shtetit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid02CSZ7wPMrQUHTpzVTjScrnBN8xEE7n78YEWVtYo5ys9gGYojEhNkjcLjuhT1FYt24l&show_text=true&width=500

Kujtojmë se pos katër pelegrinëve serbë të cilët u ndaluan në Gjakovë, edhe 12 të tjerë janë arrestuar në Prizren.

Lidhur me këtë aksion, detaje ka dhënë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin...

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...