Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Çitaku: S’kemi marrë letër nga VV-ja, bashkëqeverisja me ta pothuajse e pamundur (VIDEO)

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se nuk kanë marrë asnjë ftesë për takim nga Lëvizja Vetëvendosje.

Çitaku tha se nuk do ta mbanin të fshehtë nëse një letër e tillë do të vinte, teksa shtoi se nuk frikësohen të flasin me njëri-tjetrin.

“Nuk do ta kishim fshehur sikur të kishte ardhur, sigurisht se do ta bënim publike. Nuk ka ardhur asnjë letër në adresë të PDK-së”.

“Ne nuk duhet të frikësohemi asnjëherë të flasim me njëri-tjetrin. Po flas personalisht më shumë sesa zyrtare partiake, unë s’i frikësohem takimit me askënd. Mirëpo me kë zgjedh të qeverisësh, pastaj është cështje tjetër”, tha Çitaku në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, Çitaku u shpreh se mbi bazën e afërsisë politike, programore dhe ideologjike, bashkëqeverisja mes PDK-së dhe Vetëvendosjes është gati e pamundur.

“Zgjedhja e partnerëve të koalicionit nuk bëhet në bazë të preferencave individuale dhe personale, por mbi bazën e afërsisë politike, programore, ideologjike dhe hendeku mes PDK-së dhe VV-së është shumë i madh dhe i thellë”.

“Do të ishte pothuajse e pamundur, për thënë absolutisht e pamundur që PDK-ja të bashkëqeverisë me VV-në”, tha ajo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin...

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...