Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Doarsa Kica-Xhelili: LDK-në po e sulmojnë tre grupe

Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka siguruar votat për deputete në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar lidhur me bisedat e publikuara nga një grup në “Viber” mes Kreysisë së LDK-së lidhur me votat e diasporës brenda LDK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kica-Xhelili tha se Lidhjen Demokratike të Kosovës po e sulmojnë tre grupe.

Sipas saj, grupi i parë është grupi “ZdraVVo”, grupi i dytë është “PDK f.m. stereo” dhe grupi i tretë është “vështirë i identifikueshëm”.

“Grupi i parë, është grupi ZdraVVo. Grupi që pas kapelave të Nagip Krasniqit fsheh kokën e tij, por jo edhe mendimet e Dejona Mihalit (tjerët nuk kanë mendim, vetëm amplifikojnë atë që e mendon ajo). Këtyre sot nuk i konvenon LDK e betonuar kundër tyre. Prandaj, këta që kanë perfeksionuar për vete skemat e mafisë energjetike nëpër grupe të Ëhatsappit, e kanë hak partinë që ua shpërfaqi gjithë skemat korruptive”.

“Grupi i dytë, është grupi PDK f.m. stereo. Grupi që me eksponentët e saj “analitik”, si një radio e stërvjetëruar, të shpërndarë nëpër emisione trumpetojnë se paskan mbështetur LDK-në, por se LDK qenka sot “e paguximshme dhe bllokuese”. Këta e kanë mbështetur rrejshëm një LDK me qëllimin që të bëhet levë e PDK-së, duke menduar që kështu e legjitimojnë presionin e tyre të mëvonshëm mbi LDK-në. Ju thash pra: të stërvjetëruar”.

“Grupi i tretë është më vështirë i identifikueshëm. Është zhurma e sulmeve që refuzon reformën në LDK. Me reformë nuk e mendoj ndryshimin gjeneracional, asnjëherë, por ndryshimin e mendësisë. Ndoshta nuk i konvenon kryetari; ndoshta nuk i konvenon LDK e qëndrimeve parimore, nuk e di.. por në një formë a tjetrën, bashkëshërbejnë në misionin e dy grupeve paraprake”, shkroi Kica – Xhelili, transmeton Klankosova.tv

Ky është reagimi i plotë i saj:

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin...

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...