Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Hasanaj i ashpër me ZRRE-në: Jeni bërë mekanizëm në duart e KEDS dhe KESCO

Organizator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë, Luan Hasanaj, ka deklaruar në Rubikon se do të vazhdojnë me protesta ta kundërshtojnë propozimin për rritje të çmimit të energjisë prej 15%.

Sipas tij, një rritje e tillë duket se do të jetë e pashmangshme pasi thotë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk po i mbron qytetarët, por është bërë mekanizëm në duart e kompanive KEDS e KESCO.

“Siç duket ZRRE është bërë mekanizëm në duart e KEDS dhe KESCO, të paktën në bazë të deklaratave dhe çdo gjë që ata e kanë bërë gjatë këtyre ditëve përderisa vazhdon një fushatë e madhe kundërshtuese qoftë prej organizatave, qoftë prej aktivistëve, qoftë prej bizneseve pothuajse prej të gjithëve. Nga ana tjetër ne e shohim një këmbëngulje të tyre që rritja e çmimit është e pashmangshme dhe do të ndodhë”, tha Hasanaj.

Hasanaj më tej ka deklaruar se në kohën kur çmimet janë në rritje enorme, rritja e faturave të energjisë do të ketë efekt zinxhiror në rritjet e mëtutjeshme të çmimeve të produkteve.

“Sikur po flasim për një botë tjetër, sikur ata njerëz nuk jetojnë në Kosovë, mbase ata vet nuk përballen me realitetin derisa qytetarët përballen me pa përballueshmëri të faturave të po thuajse çdo sektori të jetës në Kosovë. Është e pabesueshme se si institucionet publike të këtij vendi nuk kanë konsideratë për jetën e qytetarit, ku shihet një varfërim i shtuar çdo ditë i pjesës dërmuese të shoqërisë”.

“Në anën tjetër kemi rritje enorme të çmimeve e leje më të ngarkohemi edhe me 15% të çmimit të faturave të energjisë, dhe pastaj me zinxhir të rritjeve të çdo produkti qoftë ushqimor qoftë të shërbimeve”, tha Hasanaj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin...

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...