Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Haxhiu: Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e mbajtur pas takimit të thirrur nga Glauk Konjufca, tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës.

Ajo nuk përjashtoi mundësinë që brenda 7 ditëve deri në mbajtjen e seancës konstituive më 15 prill, të ketë përpjekje për takime të tjera, pas letrës të cilën Kurti ia ka dërguar LDK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje përmes kryetarit apo kryeministrit Kurti është në fazën e konsultimeve me subjekte të ndryshme në Republikën e Kosovës me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe votimin e qeverisë së re. Në këtë drejtim, të gjitha veprimet tona kanë qenë publike, transparente, asnjë prej tyre larg syrit të publikut. Prandaj deri në seancën konstituive janë edhe 7 ditë, natyrisht nuk e përjashtoj mundësinë që Brenda këtyre ditëve do të ketë veprime të tjera, apo përpjekje të tjera për takime”.

“Kurti ka ftuar për takim LDK-në për nesër apo pasnesër, janë dy ditë në disa orare. Qëllimi është konstituimi I Kuvendit duke pasur parasysh që nuk konsiderohet që Kuvendi i Kosovës është konstituuar pa u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e saj. Ajo që dihet tani për tani është emri i kryeministrit. Nuk dihen emrat e personave të tjerë të cilët do të mbajnë pozicione të tjera qoftë në qeveri apo kuvend, por ajo që dihet është se kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës do të votohet shumë shpejt”, u shpreh Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin...

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...