Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Kurti takon deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alex Sobel – flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel.

Siç thuhet në komunikatën e ZKM-së, në këtë takim është biseduar për Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Diskutuan edhe për rëndësinë dhe mesazhet e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në vendin tonë në fillim të këtij muaji”.

“Kryeministri e njoftoi deputetin Sobel me rezultatet e qeverisjes katërvjeçare, veçanërisht në ekonomi, punësim dhe fushat sociale përkundër krizave globale të njëpasnjëshme. Ai e falënderoi z. Sobel për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës. Në këtë takim, kryeministri u shoqërua nga deputetja e zgjedhur e Kuvendit, Fitore Pacolli”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin...

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...