Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Rreth 270 ushtarë rezervë të NATO-s vijnë në Kosovë, mes tyre edhe shqiptarë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se trupat shqiptare, bullgare, greke dhe rumune nga Rezervat Operacionale kanë nisur dislokimin e tyre në mbështetje të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Sipas njoftimit, këto përforcime, bashkim e trupat e KFOR-it rrisin aftësinë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e tij.

“Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (ORF) ka marrë përsipër nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Turke, në përputhje me një plan të rotacionit të forcave të mbikëqyrura nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.  Batalioni ka një forcë prej rreth 270 ushtarësh dhe do të operojë në mënyrë të përkohshme, së bashku me 200 forcat rezervë tashmë të dislokuara nga brigada italiane ‘Sassari’”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

KFOR-i tha se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Të ngjashme

Lajme

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin...

Lajme

Një hetim është duke u zhvilluar pasi tre trupa u gjetën në një ndërtesë banimi në një fshat në Gjermaninë Perëndimore. I dyshuari raportohet...

Lajme

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me arrestimin e 16 serbëve së fundmi në Gjakovë dhe Prizren. Në një lidhje direkte në studion...

Lajme

Dheu i zuri të dy, por vetëm njëri arriti të mbijetojë. E gjithë fatkeqësia ndodhi mesditën e së shtunës, në këtë kantier ndërtimi në...